August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Pandora Papers’ trondit botën/ Edhe një politikan shqiptar dhe 13 kompani të lidhura me Shqipërinë në listë

Skandali i “Pandora Papers” i zbuluar nga një rrjet gazetarësh investigativë ka tronditur liderët botërorë. Mes 336 politikanëve është edhe një nga Shqipëria, sipas linkut të faqes që ka publikuar të dhënat.

Por ende nuk dihet se cili është emri i politikanit shqiptar që ka fshehur pasuritë në offshore duke investuar përmes parajsave fiskale. Në “skanerin” e investigimit janë të dhënat e 27 mijë kompanive, 13 prej të cilave në Shqipëri.

Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash zbuluan, se 336 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.

Njerëzit e fuqishëm me pushtet fshehin asete në kompani dhe truste të fshehta ndërkohë që qeveritë e tyre bëjnë pak për të ndaluar qarkullimin global të parave ilegale.

Në listën e politikanëve që janë zbuluar deri tani janë Vladimir Putin, Tony Blair, etj.

Related posts

Çfarë po ndodh?Pasi Polonia vendosi 40 mijë trupa në kufirin me Rusinë dhe Bjellorusinë, Franca bën lëvizjen e BUJSHME

dardanianews

Kjo hardhucë “spërkat” gjakun nga sytë e saj kur mbrohet nga grabitqarët

dardanianews

Takohen Anton Quni e Vjosa Osmani, ja për çfarë biseduan

dardanianews