13.8 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
EkonomiFeatured

Miratohet kërkesa e kryeauditores për ulje të pagës

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar kërkesën e kyreauditores së përgjithshme, Vlora Spanca për uljen e pagës.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja tha se kërkesa e Spancas ka qenë që t’i ulet paga prej 3,835 euro në 2,800 euro.

Spanca ka sqaruar se priten të raportohen deri në 134 raporte të auditimit gjatë punës në vazhdim, raporton EO.

“Priten të raportohen 134 raporte të auditimit dhe raporte të tjera që kanë të bëjnë me resurse njerëzore”, tha ajo.

Në muajin gusht, me 67 vota për nga deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin zgjedhur Vlora Spancan në pozitën e auditores së përgjithshme. /Telegrafi/

Related posts

Tre fëmijë në Nju Jork vdesin nga sëmundja e rrallë e lidhur me COVID-19

dardanianews

Covid-19/ Mjeku Pipero: Java tjetër shesh pushim, më pas nis rënia e kurbës

dardanianews

Ky është burri që ka 27 gra e 145 fëmijë

dardanianews