3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Lidhja Demokratike e Kosovës e fiton diasporën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave të ardhura nga diaspora për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Nga totali i votave të ardhura nga diaspora, Lidhja Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku ka arritur që të marr më shumë vota se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, se PDK-ja e Memli Krasniqit dhe se AAK-ja e Ramush Haradinajt, shkruan Gazeta Express.

Nga totali i votave të diasporës, LDK-ja ka marrë gjithsejtë 3 mijë e 158 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vetëm 2 mijë e 692, AAK-ja e Haradinajt rreth 1 mijë e 500 derisa PDK-ja ka marrë pak më shumë se 1 mijë vota.

Gara më e ngushtë me votat e diasporës ka qenë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Diferencë e madhe në mes të LDK-së dhe VV-së në votat që kanë marrë nga diaspora vërehet në Komunën e Suharekës. Atje kandidati i LDK’së ka marrë gjithsejtë 711 vota, kandidati i AAK-së i dyti me 307 vota, derisa kandidati i VV’së në vendin e tretë me vetëm vetëm 147 vota.

Edhe në Komunën e Dragashit diferenca ka qenë shumë e madhe. Behxhet Xheladini i LDK’së ka arritur të marr plotë 359 vota nga diaspora, derisa kandidatja e VV’së, Kaltrina Salihu ka marrë vetëm 76 vota. PDK ka marrë vetëm 77 vota.

Edhe Peja e Istogu nuk bëjnë përjashtim. Gazmend Muhaxheri ka marrë 331 vota, derisa kandidati i VV’së, Gazmend Agusholli, ka marrë vetëm 71 vota. Derisa në Istog, LDK-ja ka 231 vota dhe VV’ja vetëm 83.

Lëvizja Vetëvendosje ka një diferencë me LDK’në vetëm në Komunën e Kamenicës. Atje VV ka marrë plotë 168 vota, derisa kandidati i LDK’së ka marrë vetëm 12 vota.

Edhe në Gjilan, Alban Hyseni, ka marrë 199 vota, 100 më shumë se Lutfi Haziri i LDK’së./GazetaExpress/

 

Related posts

Reagon ashpër Vjosa Osmani: Tregtarët e kufijve po shpifin ndaj babait tim, do t’i padis të gjithë

dardanianews

Putin kërcënon Evropën: Nuk ua lëshoj gazin, pa i hequr sanksionet!

dardanianews

Lul Raka shpallet fitues i çmimit ‘Evropiani i vitit’

dardanianews