16.9 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vuçiq më 20 dhjetor në Tiranë, Sali Berisha paralajmëron protestë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar protestë me ardhjen e presidentin serb Aleksandër Vuçiq në datën 20 dhjetor. Berisha u shpreh se unë e kam lajmëruar Vuçiq të mos niset për në Tiranë.

Berisha tha se nuk do të lejojë skenar anti-shqiptar të Ballkanit të Hapur të vazhdojë.  Në 20 dhjetor do të ketë protestë kundër Open Balkan dhe vjedhjes së shtetit, deklaroi Berisha.

Unë kam një lajm për shqiptarët. 20 dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Protesta ka qëllime kryesore, së pari kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti, protesta e vjedhjes kombëtare. Në datën 20 kombi është në protestë. Merr fund më skenari armiqësor anti-shqiptar i Ballkanit të Hapur. Nëse kthehesh në Foltore unë kisha paralajmëruar ditën e protestës kombëtare. E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri që të mos vijë në Tiranë për Ballkanin e Hapur se populli do të të presë me protesta. Sepse nuk mund të pranojmë ne skenarë të mirëfilltë anti-shqiptar destabilizues”, tha Berisha ndër të tjera në Klan.

 

Related posts

Familja e Haki Imerit i reagon Hisen Berishës: Thaçin e quajti vrasës, tregoi kush janë urdhërdhënësit e Tahir Zemajt

dardanianews

Ekskluzive: Vjosa Osmani me iniciativë të re, në diskutime për koalicion me LDK-në

dardanianews

Trump flet me Putinin: Përparim i madh drejt paqes, planifikohet takim në Budapest

dardanianews