31.1 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Grushte në parlament!

Përplasje fizike shpërthyen mes deputetëve në parlamentin e Jordanisë. Një grup deputetësh opozitarë të dhomës ulët u përleshën me kryeparlamentarin dhe kolegë të tjerë, gjatë diskutimeve për reformimin e Kushtetutës.

Dhuna shpërtheu në momentin kur kryeparlamentari i kërkoi një deputeti të largohej nga salla, teksa diskutohej një pikë e projektligjit për barazinë gjinore, që lejon që shtetësia të marrë edhe trajtë femërore në dokumente.

Ndryshimet kushtetuese kanë tensionuar klimën politike në Jordani. Ato parashikojnë që kryeministri të miratohet nga parlamenti dhe të mos emërohet nga mbreti, por deputetët opozitarë thonë se këto janë ndryshime ‘fasadë’ që konsolidojnë në fshehtësi regjimin autokrat të mbretit Abdullah i Dytë.

Image

 

 

Related posts

Donika Gërvalla, reagon ashpër për incidentin ne parlament

dardanianews

Lajmi i fundit: Marrëveshja e dakorduar – të mos flasë askush për media

dardanianews

EKSKLUZIVE/ LAJM I HIDHUR për Gjithë Shqiptarët, Zbulohen Dosjet dhe Bashkëpunëtorët Shqiptarë Të UDB-ës

dardanianews