3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gjendet një foshnjë në natën e Vitit të Ri, e ëma kishte lënë shënim

Një foshnjë e sapolindur është gjetur e braktisur në një kuti kartoni në Alaskë, më 31 dhjetor, një ditë para ndërrimit të motmoteve.

Bashkë me foshnjën e braktisur është gjetur edhe një shënim i lënë nga nëna e saj, e cila kishte thënë se nuk kishte mundësi ta ushqente e ta rriste atë.

Autoritetet përkatëse të shtetit të Alaskës i janë përgjigjur një raporti për një foshnjë të braktisur, të gjetur rreth orës 14:00 në natën e Vitit të Ri.

Në deklaratën e lëshuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit, thuhet se temperaturat në atë kohë ishin të ulëta.

Foshnja u gjet nga banorja e Fairbanks, Roxy Lane, e cila postoi një video në rrjetet sociale të letrës dhe foshnjës, e cila ishte e mbështjellë me batanije, raporton “New York Post”.

“Kam lindur sot më 31 dhjetor 2021 (në) 6 të mëngjesit, kam lindur 12 javë para kohe. Nëna ime ishte 28 javëshe kur më lindi. Prindërit dhe gjyshërit e mi nuk kanë ushqim apo para për të më rritur. Ata kurrë nuk kanë dashur të ma bëjnë këtë”, thuhet në shënimin që kishte filluar me thirrjen “Të lutem më ndihmo”. “Të lutem më merr dhe më gjej një familje të dashur. Prindërit e mi do ta kërkojnë atë që më gjen. Emri im është Teshawn”, thuhet në shkrimin e lënë nga e ëma.

Foshnja u dërgua nga EMS në një spital lokal dhe “më pas u kuptua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore”, sipas trupave shtetërore.

Lane shkroi në postim se e kishte gjetur foshnjën në një kuti kartoni pranë një kutie postare pranë shtëpisë së saj. Ajo iu lut kujtdo që e njihte nënën që të kontaktonte, pasi ajo mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor ose “mund të jetë në një situatë të dëshpëruar, duke u ndjerë e në faj”.

“Është e qartë se dikush në komunitetin tonë ndihej kaq i humbur dhe i pashpresë, saqë bëri ndoshta zgjedhjen më të vështirë të jetës së saj për ta lënë atë jetë të pafajshme në anë të rrugës pa asgjë tjetër veç disa batanije dhe një emër. Por ajo i vuri emrin! Ka pak dashuri aty, edhe nëse ajo ka marrë një vendim të tmerrshëm”, ka shkruar Lane. “Sot shpëtova një fëmijë dhe ndoshta do të mendoj për Teshawn për pjesën tjetër të jetës sime,” shtoi ajo.

Related posts

Anëtari i NISMËS që u arrestua për shkak të Kurtit, tash në ‘bela’ me diasporën

dardanianews

Berisha i drejtohet Vuçiç: Kujdes me shqiptarët se do përfundosh si Millosheviçi !

dardanianews

Vdes biznesmeni, bie nga kati i katërt për t’i shpëtuar burrit të dashurës së tij

dardanianews