1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedShowbizSport

Dritan Shakohoxha në prag divorci, nis bashkëjetesën me moderatoren e famshme

A do të ndikojë kjo situatë në përzgjedhjen e Shakohoxhës në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit?

Prej shumë vitesh Dritan Shakohoxha gëzonte statusin i martuar dhe baba i dy fëmijëve.  Sipas burimeve të afërta, prej disa muajsh Shakohoxha ka nisur proçeduarat e divorcit me bashkëshorten e tij, Miranda.

Një arsye madhore e cila është bërë shkak për këtë ndarje ka qënë pikërisht një marrëdhënie jashtëmartesore që Shakohoxha ka nisur me një nga vajzat e showbiz-it dhe bëhet fjalë pikërisht për gazetaren sportive Lei Kraja.

Lei Kraja një modele shqiptare e cila prej vitesh ka jetuar në Amerikë vendosi të kthehej në Shqipëri duke ndjekur pasionin e saj, televizionin.

Njohjen me Shakohoxhën, Lei e ka nisur që në periudhën kur ajo u bë pjesë e “Supersport” dhe programacionit të Digitalb ku emisionet sportive udhëhiqeshin pikërisht nga Dritan Shakohoxha.

Mesa duket aty kanë lindur flirtet e para midis Lei Krajës dhe Shakohoxhës ku më pas janë konkretizuar në një marrëdhënie.

Një marrëdhënie e cila ka vazhduar prej kohësh duke u konkretizuar së fundmi edhe me një bashkëjetesë.

Mesa duket Shakohoxha është tejet i dashuruar me bukuroshen e showbiz-it, ndjesi kjo e cila e ka çuar atë të marrë edhe një vendim të tillë madhor siç është divorci.

Nuk dimë nëse një lajm i tillë do ndikojë në  përzgjedhjen e tij si kryetar i FSHF-së duke qënë se Shakohoxha është një prej kandidatëve për postin më të rëndësishëm të sportit në Shqipëri./Pamfleti

Related posts

Kuvendi voton në shqyrtim të parë projektligjin për luftimin e koronavirusit

dardanianews

Gjesti nervozohet keq, e hedh mikrofonin teksa bërtet: Nuk kam ndjenja për Eglin, s’kam

dardanianews

Zhvillime dramatike: Aleati kryesor refuzon ta furnizojë Rusinë me pjesë të avionëve

dardanianews