3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Pasi i shpëtoi UÇK-së në Koshare, mercenari rus pas 23 vitesh bën vetëvrasje

Rusi Vladislav Kasin ka luftuar si mercenar në disa luftëra ku mbështeteshin interesat ruse. Ai kishte luftuar krah ushtarëve serbë në Betejën e Koshares kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë ku dhe ishte plagosur rëndë dhe ishte tërhequr nga beteja. Ai ka varur veten me 4 shkurt kanë njoftuar në media sociale.

Mediat ultra nacionaliste – për të mos thënë fashiste – e përkujtuan Vladislav Kasin si një hero dhe mik i madh i Serbisë.

Dikush ka postuar në Facebook lajmin se ai ka vdekur e tij dhe ka njoftuar se ai ka varur veten. Madje ia përmend nofkën “terminatori’.

Kasin ka luftuar në Kosovë si vullnetar sipas mediave serbe në batalionin 125 të brigadës së motorizuar të ushtrisë së Jugosllavisë së atëhershme.

Ai është plagosur në Betejën e Koshares tek ‘Guri i gjatë’ me 5 qershor dhe gati humbi dorën nga një predhë e minahedhësit sipas raporteve të mediave serbe. Ai ka pranuar pensioni invalidi të luftës për disa muaj dhe pastaj u harrua sipas tyre.

Related posts

Ndërron jetë 39-vjeçarja nga Istogu, e prekur nga coronavirusi

dardanianews

Rezultatet: Ja kë votuan shqiptarët për të larguar sonte nga Big Brother

dardanianews

Haki Abazi kërkon të mbetet zv/kryeministër, i thotë Hotit se gjithë ka qenë me LDK’në

dardanianews