February 12, 2026
DardaniaNews
EkonomiFeaturedLajme nga Bota

Kompania që ndërtoi gazsjellësin rus paraqet kërkesën për falimentim

Kompania e cila ka ndërtuar gazsjellësin rus që lidh Rusinë me Gjermaninë, Nord Stream 2, ka paraqitur kërkesën për falimentim.

Kështu ka raportuar, transmetuesi shtetëror zviceran SRF, sipas të cilëve ky vendim vjen pas pushimit nga puna të punëtorëve, duke përmendur sanksionet amerikane si arsyen e kolapsit të kompanisë.

Gjermania kishte pezulluar projektin për një kohë të pacaktuar, pas sanksioneve të Amerikës, që lidhen me fillimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ndërtimi i gazsjellësit ka përfunduar, por ai ende nuk ka hyrë në funksionim.

Related posts

Kur mund të mbyllet zyrtarisht epidemia e COVID-19?

dardanianews

Kroacia ”trondite” gjithe boten!! I del ne ndihme te madhe Kosoves duke i dhene goditje BE-se

dardanianews

Milaim Zeka flet për disa përgjime të EULEX-it: Ish-deputeti s’e la dashnoren ta raportonte vjedhjen në Polici

dardanianews