23.4 C
New York
August 16, 2026
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

“Big Brother VIP” rikthehet përsëri këtë muaj, ja surpriza që ka përgatitur produksioni

Reality-show “Big Brother VIP” që në edicionin e tij të parë pati një sukses duke shënuar rekorde në shikueshmëri. Kjo gjë mjaftoi që stafi i këtij emisioni ende pa kaluar një muaj i plotë nga mbyllja e sezonit të parë, të nis planet për vazhdimin dhe të përcaktoj kohen e rikthimin në televizion.

Lajmi për rikthimin e emisionit, u bë i njohur për publikun nga vetë moderatorja e programit, Arbana Osmani, e cila tregoi se nisja e sezoni të dytë do të jetë në javën e fundit të vitit 2022 ose në fillim të vitit 2023.

Gjithashtu stafi tashmë ka vendosur që të transmetoj disa pjesë të shkëputura gjatë prapaskenave të katër muajve në formë të një dokumentari.

Ky dokumentar është përgatitur nga regjisori Eduard Grishaj dhe përmban rrëfime të banorëve në dhomën e rrëfimit, diskutimet e organizatorëve, rregullat, dënimet e vendosura madje edhe disa ‘sekrete’ të cilat nuk janë publikuar asnjëherë gjatë transmetimit direkt.

Dokumentari pritet të transmetohet përgjatë këtij muaji, teksa ende nuk është konfirmuar një datë nisjeje për të nga produksioni.

Related posts

Mevlani kërkon të këtë një takim me Livian në ‘BBVA’

dardanianews

Fero kërkon të ketë dy gra, deklarata e fortë e reperit

dardanianews

Ukrainasit shpërthejnë anijen ruse, pamje dramatike të poshtërimit të Moskës!

dardanianews