11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ngecin forcat ruse, nuk përparojnë asnjë metër dhe bie morali i ushtarëve

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka deklaruar se avancimi rus në Ukrainë, praktikisht është ngrirë.

“Qartazi, nuk ishin të përgatitur për pozicionin ku kanë ngecur qe disa javë, praktikisht të ngrirë përreth vendit në disa lokacione, duke u përpjekur që të sigurojnë karburante dhe ta ushqejnë trupat e tyre, t’i furnizojnë me armë dhe municion. Janë ndeshur me rezistencë të vendosur ukrainase”, thuhet në deklaratën e një zyrtari të lartë të departamentit.

Sukseset e ushtrisë janë të vogla. Njëri prej sukseseve të fundit është pushtimi i qytetit lindor, Izuym.

Pentagoni beson që morali ka rënë shumë në njësitet ruse, si pasojë e lidershipit të dobët dhe mungesa e informatave.

Sipas zyrtarit, raporton BBC, forcat pushtuese kanë diskutuar për çështjet e rifurnizimit, një shenjë se janë të brengosur për jetëgjatësinë e tyre në këtë mision.

Related posts

Vjen akuza e rëndë ndaj Rexhep Selimit, përmenden edhe këto vrasje..

dardanianews

Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon lidhjet e Thaçit me shokët e Arkanit, përmend emra

dardanianews

Ukraina fillon kundërofensivën në Kherson me 1 milion ushtarë, thyhen rusët

dardanianews