September 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Zjarr i madh pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit, Ukraina: Mund ta pësojë e gjithë bota

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin e Ukrainës, Lyudmila Denisova, deklaroi se zjarri pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit preku më shumë se 10 mijë hektarë pyje.

“Më shumë se 10,000 hektarë pyje digjen në zonën e përjashtimit pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit. Janë regjistruar 31 zjarre, duke çuar në një rritje të nivelit të ndotjes radioaktive të ajrit”, tha Denisova.

Ajo i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që të dërgojë ekspertë dhe pajisje zjarrfikëse në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të “parandalohen pasojat e pariparueshme jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën”.

Related posts

Policia arreston kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë

dardanianews

Kurti prezanton pakon e re ekonomike: 50 euro për sektorin publik, 100 për studentët dhe pensionistët, subvencionim për kursimin e energjisë

dardanianews

Pamje ekskluzive të lirimit të Albin Kurtit para 20 vjetësh nga burgu u Nishit (VIDEO)

dardanianews