21.2 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ambasadori i Ukrainës në Berlin: Presidenti gjerman është i lidhur me rusët

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka qenë politikisht i afërt me Rusinë për dekada, tha ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk.

“Për Steinmeier-in, marrëdhënia me Rusinë është diçka thelbësore, madje e shenjtë, çfarëdo që të ndodhë”, tha ambasadori ukrainas për gazetën gjermane Tagesspiegel. “Presidenti rus beson se nuk ka komb ukrainas, gjuhë, kulturë, dhe për rrjedhojë nuk ka shtet ukrainas”, tha ai.

Andriy Melnyk

“Steinmeier duket se ndan idenë se ukrainasit nuk janë popull”, shtoi Melnyk duke mos u përmbajtur në komentetet ndaj presidentit socialdemokrat, përcjell Gazeta Express

Gjermania ka ende shumë interesa në Rusi, të tilla si varësia nga gazi, nafta dhe qymyri, dhe Steinmeier është pjesërisht fajtor për vendimet kur ishte ministër i Jashtëm dhe zëvendëskancelar, pretendon ambasadori ukrainas.

Steinmeier ka zhvilluar një rrjet kontaktesh në Rusi gjatë dekadave. Shumë njerëz në koalicionin qeverisës janë gjithashtu pjesë e tij”, tha ai.

Related posts

Si janë raportet mes Kiarës dhe vjehrrës? Kjo video tregon gjithçka!

dardanianews

Ekskluzive/ Grenell për Express: I japim mbështetje Bashkimit Evropian për takimet e 10-12 korrikut, t’i hiqen vizat Kosovës

dardanianews

Rekord i ri i zi me Covid19 në Kosovë, 546 raste të reja dhe 9 viktima

dardanianews