7.7 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Një tjetër luftanije ruse raportohet se është përfshirë nga zjarri, pasi “u godit nga raketa ukrainase” në Detin e Zi

Luftanija masive e Rusisë “Admiral Makarov” thuhet se është goditur nga raketat ukrainase duke bërë që ajo të shpërthejë në flakë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, luftanija ishte në flakë mëngjesin e sotëm në atë që do të ishte një goditje e re për luftënxitësin Vladimir Putin, sugjerojnë një numër raportesh të pakonfirmuara.

Ajo thuhet se ishte afër “Snake Island” në Detin e Zi, ku po zhvillohej një operacion shpëtimi që përfshinte shumë aeroplanë dhe varka shpëtimi.

 

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka thënë se anija ishte goditur nga raketat ukrainase.

Ai ka shtuar se anija ishte goditur nga sulmet ukrainase dhe ishte “dëmtuar keq”, por mbeti në det tani për tani.

Në postimin e tij ai ka shkruar: “Po, po, e keni kuptuar mirë gjithçka! Zoti i deteve hakmerret me pushtuesit e Ukrainës”.

Përveç politikanit ukrainas, një numër raportesh të pakonfirmuara thanë se luftanija u godit nga raketa ukrainase pranë uzinës detare Sevastopol në Krime, në Detin e Zi.

“Admiral Makarov” theksohet se është një nga vetëm tre fregatat e klasës së tij aktive në Detin e Zi.

Kjo goditje e re vjen jo shumë kohë pas fundosjes së anijes ruse të Detit të Zi, “Moskva”. /Telegrafi/

Related posts

Ismail Kadare për Ibrahim Rugovën: Në urtësinë e tij kishte çelik

dardanianews

“Mos dilni nga vendstrehimet”, jepet alarmi në Rubizhne të Ukrainës: Rusia sulmon me acid nitrik

dardanianews

Historia e trishtë e Tan Brahimit: Bëri aksident dhe i humbi të dy prindërit

dardanianews