12.3 C
New York
May 4, 2026
DardaniaNews
ShowbizSport

“Miss Bum Bum” zbulon mesazhet me Pique: Vetëm dy lojtarë të Barcës nuk më kanë ngacmuar

Pas divorcit mes mbrojtësit katalan Gerard Pique dhe këngëtares së mirënjohur Shakira, kanë dalë në skenë histori të tjera, që lidhen pikërisht me futbollistin 35-vjeçar të Barcelonës.

Këtë herë ka qenë modelja braziliane, Suzy Cortez, e njohur edhe si “miss boom boom”, e cila ka zbuluar tentativat e Pique për të flirtuar me të disa vite më parë.

Nuk kam folur për respekt të Shakirës, por mendoj se tani duhet ta tregoj edhe unë historinë time. Pique nuk vlen asgjë. Ka qenë ai që më ka shkruar i pari dhe më ka dërguar mesazhin më direkt. Sapo mësoi që jam mike me Sandro Rossell, kërkoi numrin dhe më pyeti se kur do të kthehesha sërish në Europë, por nuk ndalte së thëni se sa të mëdha i kisha të pasmet dhe se ishte xheloz për komplimentet e mia ndaj Messit”, ka rrëfyer Suzy Cortez.

Braziliania ka qenë shpesh në qendër të ngacmimeve nga futbollistë të ndryshëm, teksa zbulon se thuajse të gjithë lojtarët e Barcelonës i kanë dërguar mesazhe, me përjashtim të vetëm dy prej tyre.

“Të gjithë te Barcelona kanë bërë tentativën e tyre, duke më shkruar. Të vetmit që bëjnë përjashtim janë Lionel Messi dhe Philippe Coutinho, dy bashkëshortë besnikë dhe me respekt për femrën që kanë në krah”, deklaroi Cortez.

Related posts

“Nuk ka qenë e lehtë me shit veten”, Edona rrëfen pse zgjodhi këtë rrugë të cilën sot nuk do e bënte?

dardanianews

Pak pasi iu bë publike lidhja jashtë, Keisi pranon se “ka diçka” mes saj dhe Kristit

dardanianews

VIP-at në plazh/ Nga pushimet seksi të Olta Gixharit, te përkëdheljet e Nora Istrefit nga meshkujt, si dukeshin vajzat e showbizz-it vite më parë

dardanianews