February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Balona e Vuçiq: BE do ta shpërblejë Kosovën me viza më 23 qershor

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot ka folur në një konferencë për media. Siç raporton ‘tanjug’, Vucic ka thënë se është duke pritur që më 23 qershor, Brukseli ta shpërblej Kosovën me liberalizim të vizave, gjë për të cilën Vuçiq thotë se s’ka asgjë kundër, raporton Express.

Ai ka thënë se vetëm do të pres e të shoh se si Evropa do të arsyetojë një vendim të tillë për liberalizimin e vizave për Kosovën, meqë sipas tij, Kosova “s’po bën asgjë në dialog”, dhe se “ka ndaluar zgjedhjet”.

“Por unë dua vetëm të shoh se si do të shpjegojnë, do t’i shpërblejnë ata që nuk bënë asgjë në dialog, që ndaluan zgjedhjet, që konfirmuan në incidentet e përditshme se nuk e meritojnë besimin e bashkësisë ndërkombëtare”, ka shtuar Vucic./GazetaExpress./

Related posts

Gazetari kroat: Ja kush mori pjesë në atentatin ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Enver Hadrit

dardanianews

“Lufta fillon tani”, paralajmëron Irani pasi SHBA goditi objektet e tij bërthamore

dardanianews

Konfirmohen tjera raste me koronavirus në Kosovë, personat janë nga këto komuna

dardanianews