AVOKATET e mbrojtjes së KRIMIT!
Jeniçerët e Hashimit, Xhavitit, Kadrisë, Rexhepit, N.Lushtakut… ditët e fundit më janë sulur me sharje, fyerje e kërëcnime nga më të ultat. Si “trima” që janë edhe me emra rë rremë. Harrojnë këta që sa herë më akuzojnë dhe fyejnë, aq më shumë më rrisin krenarinë dhe vendosmërinë për të mbrojtur të drejtën dhe treguar të vërtetën. Guximi dhe motivimi im buron te atdhedashuria dhe mbi te gjitha te idealet e heronjve te lirise. Për mua, është e padurueshme heshtja dhe pajtimi sepse kemi shokë e bashkëluftëtarë të vrarë. Kurrë nuk ka për tu bërë ujë gjaku i tyre nga kjo e keqe e madhe qe na mbiu në truallin tonë. Kjo race e ndyrë politikanësh duhet diskredituar, injoruar dhe turpëruar në sytë e botës nga vetë ne që jemi shqiptarë të vertetë. Përballë, dhelpërisë dhe babëzisë së tradhëtarëve të kombit asnjë shqiptar i ndershëm nuk duhet të qëndrojë indiferent. Fytyra e tyre tashmë është shfaqur dukshëm dhe rrezikshëm. Kjo pakicë që është pasuruar dhe bën një jetë përrallore i ka shkëputur lidhjet shpirtërore dhe detyrimet shtetërore nga populli dhe kombi që i mbështeti dhe u besoi qeverisjen. Dëmtimet dhe sabotimet e tyre nuk do të kishte mundur t’i realizonte as armiku ynë. Ndaj, vëllezër duhet të hapim sytë dhe gojën për ta ndalur këtë lukuni tradhëtarësh që edhe pse janë të pakët në numër, dëmin e kanë bërë të madh. Të gjithë këta të pafe dhe të pabesë, pa ideale dhe pa burrëri, janë argat të shitur lirë të njeriut – Gjarpër- Hashim Thaqit me kompani që punoi për interesa të djallit dhe e damkosi Dardanin shumë keq. Ky i pangopur me pushtet dhe pasuri gjithnjë e më shumë ishte duke ia kaluar edhe Sulltanit të Brunejt. Atë që është duke bërë edhe sivëllai i vet në poshtërsi dhe ligësi, Edi Rama. Ai që është duke punuar =do ditë e më shumë për të kthyer vëllazërinë e dikurshme: Tito – Mugosh – Popoviqit – Hoxha. Mik idealesh dhe planesh djallëzore në dëm të kombit shqiptar me Vuqiqin-ish Gëbelsin e Millosheviqit, Edi Rama don ta mbrojë Hashimin dhe të tjeret për agjendat e tij politike. Në vend që ta kushtëzonte pjesëmarrjen e Kosoves në =do takim ndërkombëtar ai u bë palë për pazaret rreth Ballkanit në projektin që I shërben dhe e financon pala Ruso-Serbe.
Ky njeri dhe rrethi i tij puqist e kishin model sjelljen dhe ardhjen në pushtet me metodat e Enver Hoxhes, duke eliminuar edhe bashkëpuntorët e ngushtë, sepse e kanë pushtetin Patologji. Këta heretik ngriten grupe-skuadrat e vrasjeve për llogari të pushtetit dhe plaqkitjes, pikërisht për përgjegjesinë që kanë për vrasjet politike të zyrtarëve të LDK-se, eprorëve të vijës institucionale, gazetarëve dhe policëve në detyrë që u demaskonin krimet planet ogurzeza në dëm të popullit dhe kombit shqiptar.
Këta tradhëtarë janë në Hagë dhe Serbia përgjegjese për krimin dhe gjenocidin që ka ushtruar në Kosovë, tenton të shpif dhe deformoi duke dasht të barazoi krimin sistematik Serbë ndaj Shqiptarëve etnik.
Këta që nxitën dhe porositën vrasësit me pagesë kurrë nuk do të amnistohen sepse ju bëhet një vrasje e dytë viktimave dhe fëmijëve jetim. Cili porokuror do të guxonte të ngrinte aktakuzë për “të fortët”? Asnjë! Prokuroria e Hagës nuk është armike e Kosoves, është për ndarje të drejtësise dhe denimin e përgjegjësve të krimit, atë që ne si Shtet nuk e bëmë. Pse vrasjet politike nuk i denoi as i ndjeri Adem Demaqi? As frymëzuesi i tyre egocentristi Rexhep Qosja! Madje, as nxënesit e tyre. Pa u zbardhur vrasjet dhe tradhëtite në Tiranë; vrasjet e Ministrit të Mbrojtjes Kol. Ahmet Krasniqit, Xhemajl Mustafes, Enver Maloku ,Kol. Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj, Ismet Rracit, Shaban Popoves, Haki Imeri,Bekim Kastratit, Komandant Drinit, Ismet Rrahmani, Behadin Allaqi, Ilir Konushevci, Isuf Haklaj e Sabahate Tolaj ….nuk do ketë paqë, as heshtje dhe as pajtim! Nëse nuk do të funksionoj sistemi i drejtësisë nje ditë besoj se do të funksionoi prapë Kanuni. E di që jemi në shekullin e XXI dhe kjo vendosje drejtësie është shumë primitive, por gjaku nuk humbet, nuk falet!
Lehjet e qenëve janë të kota! Unë nuk ju përulem atyre që e degraduan atë vend, ata që e vjedhen dhe ata që e bënë të padurueshme jetën në vendlindjet tona të shtrenjta, ai vend falë matrapazëve politikë dje dhe sot po zbrazet! Arsyeja: sepse pushtetarët dhe politikanët tradhëtarë u vranë atyre shpresat për jetë!
Jam njeri i rrugës së gjatë!
Shifemi “trima “ në Dardani!
Osman Ferizi.