September 16, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Prifti rus nuk e duron priftin ukrainas: E godet me kryq

Në Vinnytsia, një prift i Patriarkanës së Moskës rrahu me një kryq kryepriftin e Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Incidenti ndodhi gjatë lamtumirës së ushtarit të vrarë Oleksandr Zinivy, një vendas nga fshati Yalanets.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar aktivistin lokal Serhii Timkov, i cili ishte dëshmitar i konfliktit.

Arsyeja e përleshjes ishte kritika e kryepriftit Mykhailo Vasylyuk ndaj “priftërinjve të Moskës” që mbështesin luftën në Ukrainë dhe krimet e regjimit të Kremlin-it.

Pas këtyre fjalëve, një prift i Patriarkanës së Moskës me emrin Anatoli, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në varrim, vrapoi te kryeprifti ukrainas.

Fillimisht, ai këputi kryqin e Vasylyuk-ut dhe më pas filloi ta rrahë me një kryq.

Priftërinjtë duhej të ndaheshin nga ushtarët, të cilët po qëndronin aty pranë.

Sipas Timkov, kryeprifti ukrainas mori lëndime të lehta pas sulmit të kundërshtarit.

Lidhur me këtë ngjarje, prifti rus është duke u hetuar nga forcat e rendit, thotë aktivisti.

/Albanianpost.com

Related posts

Rusia drejt ndarjes: Kapitullimi në Ukrainë pritet të shpërbëjë shtetin në dhjetra etni

dardanianews

Nga Nexhat Rexha: Kronika e mbijetesës apo Kronika e një kohe të egër!

dardanianews

Përmbysje tek votat me postë – LDK ia “merr” PDK-së këtë komunë

dardanianews