18.1 C
New York
October 17, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Eurodeputetja gjermane i reagon Grenellit që e quajti Kurtin “fashist me përvojë”

Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, i ka reaguar ish-emisarit amerikan, Richard Grenell, i cili e quajti vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë “të njëanshëm” dhe kryeministrin Albin Kurtin “fashist me përvojë”.

Von Cramon thotë se vendimi i Qeverisë për të pajisur shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë me një dokument “hyrje/dalje”, nuk është i njëanshëm, por është veprim reciprok.

“I dashur Ric, nuk është e njëanshme, është reciproke. Trajtim i barabartë për të pajisurit me letërnjoftime”, ka shkruar eurdeputetja gjermane, transmeton Gazeta Express.

Ajo i ka dhënë edhe një këshillë ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi.

“Heren tjetër, në vend se ta riemëroni Gazivodën (Ujmanin) si “Liqeni Trump”, provoni ndoshta të zgjidhni probleme konkrete për qytetarët në veri të Kosovës”, thotë von Cramon në shkrimin e saj mbi postimin e mbrëmshëm të Grenellit.

Ish-dipomati amerikan ka qenë mbrëmë aktiv duke shkruar për tensionet në veri, për të cilat ai e linte fajtor kryeministrin e Kosovës.

Grenell ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbië. Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Grenell e ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet.

“Edhe njëherë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një i majtë radikal dhe fashist me përvojë, njëanshëm ka vepruar për të ndalur targat serbe dhe leternjoftimet në Kosovë. Mashtrim. Papërgjegjshmëri. Dhe, e panevojshme”, ka shkruar Grenell në Twitter. /Express/

Related posts

Së shpejti modeli i ri i maskave që ndizen kur ka kontakt me coronavirus

dardanianews

“Veç Ramushi m’duron, s’e ka njet me m’lanë” – Anita i reagon komentuesit

dardanianews

Nga VV, Pacollit: Miliarderi dhe hamalli është i barabartë para ligjit, shko në konvikt fillimisht

dardanianews