November 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Moment epik, 10-vjeçari e shpëton nënën e tij nga mbytja në pishinë

Gavin Keeney, 10-vjeçari nga Oklahoma është një hero i vërtetë. Kamerat e shtëpisë kanë kapur momentin kur ai e shpëtoi nënën e tij nga mbytja në pishinë.

Lori Keeney tha se të dy po kalonin një “mëngjes të mrekullueshëm” kur vendosi të notonte në pishinë.

Keeney vuan nga epilepsia dhe sëmundja e ka kapur pikërisht në momentin e hedhjes në pishinë. Gavin, i cili ishte në verandë, tha se dëgjoi një zë të çuditshëm dhe më pas e vërejti nënën e fundosur në pishinë.

Ai vrapoi u hodh në pishinë dhe arriti ta nxjerrë në shpejtësi nënën mbi ujë duke shpëtuar jetën e saj. Departamenti i Policisë së Kingston i ka dhënë 10 vjeçarit një çmim për guxim./Indeksonline/

 

Related posts

Suspendohet inspektorja e AKRK-së – Komisioni disiplinor i shqipton masë për shkelje të rënda

dardanianews

Përplasje e ashpër mes Vuçiqit dhe Gjukanoviqit për protestat: Unë do të isha varur nëse…

dardanianews

E fundit: Putin ka pasur atentat!

dardanianews