0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

Mediumi anglez: Behgjet Pacolli dëshiron ta blejë Manchester Unitedin

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester Unitedin nga Glazer.

Pacolli, një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, është aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile, “Mabetex Group”.

Pacolli, që njihet edhe si një tifoz i futbollit, së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenalit në “Emirates Stadium”, kur “Topçinjtë” mposhtën Leicester Cityn në gusht.

Football Transfers” ka shkruar se Pacolli është pyetur nga gazetarët këtë të mërkurë nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, derisa Pacolli u përgjigj “në rregull”.

Familja Glazer e ka nxjerrë zyrtarisht në shitje Manchester Unitedin pas gati 18 vitesh pronësi.

Sipas “The Telegraph”, Glazers po kërkojnë një çmim se më të madh se 5.8 miliardë eurosh.

/GazetaSinjali/

Related posts

Paralajmërohet protestë ndaj vendimit të qeverisë Kurti

dardanianews

Alarmon Milazim Krasniqi: Ja skenari serb që ka nisur në Bërnicë dhe Babimoc

dardanianews

Ramush Tahiri propozon tri vendime për LDK-në, pyet cili është më i drejti?

dardanianews