5.8 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedMoti

Moti për javën e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale diellore.

Mot i ngjashëm me lëvizje të lehta të temperaturave parashihet të na shoqërojë gjatë gjithë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Vranësira më të fokusuara dhe më të shpeshta do të shtrihen përgjatë relievit malor.

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta dhe me ngrica të lehta, gjithashtu do të ketë kushte që në orët e para të paraqitet mjegulla si dukuri meteorologjike. Në fushata termike nuk parashihet të ketë lëvizje të larta, por me tendencë të uljes në fundjavë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 4 deri minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Related posts

Britaniku i shkruan Osmanit: Unë isha ushtari që drejtoja tanken, e merituat pavarësinë

dardanianews

Miliarderi rus që guxon të flasë hapur kundër Putinit

dardanianews

Cakaj akuzon Vetëvendosjen: Ka pasë agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

dardanianews