5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

“QUINT i ka dhënë Vuçiç-it 24 orë ultimatum për barrikadat

Televizioni serb i afërt me presidentin serb, TV Pink, ka njoftuar se ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë dhënë ultimatum Aleksandër Vuçiç-it që të largohen barrikadat në Veri të Kosovës brenda 24 orëve.

“Sipas informacioneve jozyrtare, ambasadorët e QUINT-it sot në mbrëmje i kanë dërguar ultimatum Vuçic-it që brenda 24 orëve të largohen barrikadat”, thuhet në lajmin e Pink, mbështetur në burimet e televizionit.

Sipas mediave serbe kjo duhet të ketë qenë edhe arsyeja e mbledhjes urgjente të presidentit serbe me kryeministren serbe dhe Shtabin e Ushtrisë së Serbisë.

Pas këtij takimi, gjenerali serb Milan Mojsiloviç është nisur “urgjentisht për në Rashkë”, afër kufirit me Kosovën.

Mojsiloviç para nisjes u është drejtuar qytetarëve serbë me një komunikatë.

“Sapo përfundova një takim me komandantin e përgjithshëm dhe tema ishte Kosova. Nuk mund t’ju them detajet e takimit tonë. Përfundimi është se aktualisht jam në rrugë dhe po udhëtoj për në Rashkë”, ka thënë Mojsiloviç.

“Detyrat që kemi marrë ne ushtria serbe dhe unë janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht. Situata është komplekse”, ka përfunduar ai.

Mediat e afërta me Vuçiç-in në Serbi, takimin e vonë e kanë lidhur me ndalimin që i është bërë këtë të diel Patriarkut serb për t’u futur në Kosovë, përcka njoftoi Kisha Ortodokse Serbe gjatë ditës.

Paralel me këtë zhvillim ka pasur të shtëna armësh në Zubin Potok.

Të shtënat i ka konfirmuar KFOR-i.

Në një përgjigje për Albanian Post, nga zyra për media e KFOR-it kanë deklaruar se “në këtë moment mund të konfirmojmë se para disa orësh një patrullë e KFOR-it derisa ishin në detyrë në rrethinë të Zubin Potokut kanë dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tyre”.

Në përgjigjen e KFOR-it për AP thuhet se “nuk ka pasur të lënduar dhe nuk ka pasur dëme në veturë”.

“Tani po kontrollojmë faktet, dhe më pas do të kemi të reja të tjera për rastin”, deklaruan nga KFOR-i.

Related posts

A mund të futet Rama në zgjedhjet e Kosovës, ashtu siç garoi Albini në Shqipëri?

dardanianews

Bislimi tregon për herë të parë raportin në mes Kurtit dhe Konjufcës

dardanianews

Sa para duhet t’i keni në xhep për të hyrë në shtetet e zonës Schengen?

dardanianews