Me rastin e seksit pa obligim dyfish më rrallë përjetohet orgazma se sa me partnerin e përhershëm. Kështu ka konstatuar Justin Garsia, shkencëtar i Institutit Kinsley për hulumtime të seksit.
Hulumtimet dhe rezultatet e tyre i kanë prezantuar shkencëtarët në kongres (International Academy of
Me partnerin e rastësishëm vetëm për një natë femrat nuk ndihen mjaft të relaksuara dhe nuk e marrin guximin që të thonë se çka vërtet dëshirojnë – thotë Pola England, sociologe, e cila ka udhëhequr studimin pesëvjeçar në të cilin kanë marrë pjesë 24.000 studentë.
Gjatë hulumtimit është konstatuar që 40 për qind e femrave dhe 80 për qind e meshkujve kanë përjetuar orgazmën gjatë marrëdhënies së fundit seksuale me partnerin “e rastësishëm”.
Krahas kësaj, madje 75 për qind e femrave kanë thënë që orgazmën e kanë përjetuar gjatë seksit me partnerin e përhershëm. /Telegrafi/