Kohëve të fundit, në media është përfolur burri i Olta Gixharit, për të cilin thuhet se është një biznesmen që aktivitetin e tij ne zhvillon në Spanjë.
Mediat shqiptare kanë shkruar gjatë ditës së djeshme që burri i Olta Gixharit e ka shantazhuar analisten e Big Brother Albania VIP 2, Zhaklinë Lekatari.
E derisa analistja doli dhe e mohoi rastin por jo edhe bisedën telefonike që ka pasur nga një mik i përbashkët i tyre me Oltën, sot mediat kanë treguar se kush është burri i Oltës, i cili nuk ishte shfaqur me emër dhe mbiemër nëpër mediat shqiptare.
Sipas mediave në Shqipëri, burri i Olta Gixharit quhet Dor Lushi dhe vjen nga Shijaku derisa ai punon dhe vepron si biznesmen në Spanjë.
Analistja e BBV, Zhaklinë Lekatari u dëgjua në një bisedë telefonike se Dori kishte tentuar që të blinte atë por më vonë ajo doli dhe e mohoi këtë pretendim.
Kujtojmë se Dori i ka dërguar aktores një letër tepër emocionale më parë dhe në bazë të kësaj ai është shumë i dashuruar pas aktores së njohur shqiptare.
Por, kritikat e Zhaklinës për Oltën duket se e kanë shtyrë atë që ta telefonojë atë përmes palëve të treta që Lekatari mos të jetë kaq e ashpër gjatë Primeve me aktores e njohur.