25.7 C
New York
August 30, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Alaudini zbulon disa befasi që do të ndodhin në Big Brother VIP Kosova

Prezantuesi i spektaklit të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti me një dozë të kufizuar, ka ndarë me ndjekësit disa detaje rreth Prime të nesërm, por edhe mbi fundjavën në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Hamiti ka thënë se Prime i nesërm do të jetë i mbushur me surpriza dhe emocione, derisa ka zbuluar se ish konkurrentët e këtij formati, tanimë të eliminuar, do të rikthehen në shtëpi gjatë kësaj të shtune.

“Nga e shtuna ish-banorët e Big Brother VIP Kosova do të kthehen në shtëpi. Derisa sa i përket Prime të nesërm, do të jetë një Prime me shumë surpriza dhe emocione. Por, disa persona do ta lënë shtëpinë”, ka thënë pos tjerash ai në një video të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram.

Related posts

A ka krisje? Si janë marrëdhëniet mes çifteve Kiara e Luiz dhe Bora e Donald?

dardanianews

A do bëhen së shpejti gjyshër Mihria dhe Naimi? Ja çfarë thotë Tringa

dardanianews

Pasi kërcënoi me jetë kosovaren, vjen reagimi i Antonelës

dardanianews