14.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
Sport

Boksieri shqiptar Bernardin Jakaj gjunjëzon serb Marko Nikoliq

Boksieri nga Kosova, Bernardin Jakaj, e ka mposhtur me pikë serbin Marko Nikoliq të premten në mbrëmje, në meçin e vlefshëm për kategorinë gjysmë të rëndë.

Nikoliq pati provokuar para meçit në baza nacionaliste, por Nikaj e tregoi veten në ring.

Meçi i zhvilluar në Austri ishte dominues nga Jakaj. Madje, boksieri me prejardhje nga Gjakova e rrëzoi një herë Nikoliqin në rundin e dytë.

Por serbi rezistoi deri në rundin e dhjetë [të fundit], e më pas fitorja u vendos nga gjyqtarët.

Jakaj ishte fitues i padiskutueshëm, pasi dominoi thuajse secilin rund.

Related posts

Starton shorti i Ligës së Kampionëve, këtu mund ta ndiqni live

dardanianews

Shorti me Serbinë, Ballist Morina nuk i kursen “kunjat”: Më 14 tetor ishte hera e parë, tani i shumëzoj me zero

dardanianews

Ish e dashura e futbollistit nga Kosova pjesë e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Kosova”

dardanianews