18 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Djali i Smajl Hajdarajt publikon letrën që babai i tij e kishte shkruar para vrasjes: E dinte se do të vritej

Djali i ish-deputetit të LDK-së Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj ka ndarë në rrjetet sociale një letër që babai i tij e kishte shkruar para vrasjes.

Ai ka thënë se e kishte parë babain e tij ta shkruante këtë letër dhe sipas tij, e dinte që do të vritej. Kjo letër ka shkruar Shpëtim Hajdaraj ishte një lloj testamenti.

Këtë letër (dorëshkrim) e ka shkruar Smajl Hajdaraj (babai im). Para më shumë se 21 viteve. Rreth 1 muaj (dhjetor 2001) para vrasjes së tij.E kam parë me sytë e mi duke e shkruar. Ma vonë e kam kuptuar se ai e dinte se do të vritej , prandaj e ka shkruar këtë letër – testament. Nuk u dorëzua”, ka shkruar ai.

“E vranë , por s’mujten as me e frikësu e as me e shantazhu. As me i dalë përballë , e as me e mundë me argumente”, ka vazhduar ai sipër letrës së publikuar.

Djali i ish-deputetit të LDK-së Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj ka ndarë në rrjetet sociale një letër që babai i tij e kishte shkruar para vrasjes.

Ai ka thënë se e kishte parë babain e tij ta shkruante këtë letër dhe sipas tij, e dinte që do të vritej. Kjo letër ka shkruar Shpëtim Hajdaraj ishte një lloj testamenti.

“Këtë letër (dorëshkrim) e ka shkruar Smajl Hajdaraj (babai im). Para më shumë se 21 viteve. Rreth 1 muaj (dhjetor 2001) para vrasjes së tij.E kam parë me sytë e mi duke e shkruar. Ma vonë e kam kuptuar se ai e dinte se do të vritej , prandaj e ka shkruar këtë letër – testament. Nuk u dorëzua”, ka shkruar ai.

“E vranë , por s’mujten as me e frikësu e as me e shantazhu. As me i dalë përballë , e as me e mundë me argumente”, ka vazhduar ai sipër letrës së publikuar.

Hajdaraj ka thënë se babain e tij deshën ta njollosnin. Ai i ka bërë thirrje vrasësve të babait të tij që të mblidhen bashkë me të për t’i peshuar argumentet.

“ As me të kaluarën e paraardhësve , e as të tij. Keni tentu me njollosë , propagandu e shpifë kundër tij ,  por kur të doni mblidhuni të gjithë ju vrasës e po i peshojmë kontributet-me argumente. Në këtë vend ka ndodhë saktë ashtu siç ka shkruar F.S.Noli para 100 viteve : “Këtu , si me magji , brenda natës tradhëtari bëhet patriot , e patrioti tradhëtar”. Sa herë vritej dikush nga kolegët e tij paraprakisht , thonte-citoj “a thu cili e kemi radhën tani”.  Analizojeni se çka ka thënë para 21 viteve, dhe kuptojeni kontekstin e sotëm”, ka shkruar në fund ai.

Letra origjinale e transkriptuar:

Mendim

Edhe pse fillimi i luftës çlirimtare më gjeti udhëheqës partiak (Kryetar i LDK-së për Rugovë) nuk jam hamendur fare por me tërë potencialin tim politik dhe autoritativ i jam bashkangjitur luftës së shenjtë çlirimtare.Kështu ndodhi edhe me një pjesë të aktivistëve të LDK-së dhe me pjesën më të madhe të anëtarësisë. Që nga fillimi i veprimit të Shtabit Rajonal të Rugovës (komandant i të cilit isha deri më 14 janar 1999) e deri me ranjën e Rugovës si teritor (me 21 prill 1999) Rugova dhe Rugovasit bënë një luftë karakteristike dhe shumë përmbajtësore: a) Teritori i Rugovës u mbajt teritor i lirë (Rugova ra me 21 prill 1999) b) Gjatë tërë kohës bëmë pranimin,strehimin dhe përcjelljen e dhjetëra mijëra të ikurve nga zona e Rrafshit të Dukagjinit. c) Bëmë pranimin ,strehimin dhe sistemimin e ushtarëve të përzënë nga Rrafshi i Dukagjinit.Pjesa më e madhe e tyre kërkuan përcjelljen gjë të cilën ua kemi mundësuar. d) Teritori i Rugovës dhe ushtria e saj u vunë në shërbim të përhershëm për kalimin dhe furnizimin e zonave të Kosovës me armatim dhe municion të domosdoshëm.

 

Mendoj se këto të vërteta dhe këto punë nuk duhet të harrohen nga askush , e aq më parë nga hierarkia ushtarake e UÇK-së.Vlenë te theksoj se organizimin ushtarak dhe luftën e mirëfilltë gjithnjë e ka penguar një grup që për koncept ushtarak e kishin konceptin jashtëinstitucional.Ushtrinë çlirimtare donin ta familjarizojnë,ta privatizojnë dhe shfrytëzojnë për interesa karieriste dhe thjeshtë personale.Këtë e ka dëshmuar edhe koha.Lufta e tyre më e madhe ishte kundër atyre pak institucioneve të krijuara dhe ndaj pjesëtarëve të LDK-së (lexo shumica rugovase). Më në fund .Jam tepër i emocionuar për lirinë e fituar dhe njëherit bëj apel që të angazhohemi të gjithë së bashku për ndërtimin e Pavarësisë së Kosovës-qëllim yni i tanishëm.

Ismail Hajdaraj ish Kom. i Shtabit Rajonal të UÇK-së për Rugovë

Related posts

Lutfi Hazi deklarohet pas shkarkimit të Avdullah Hotit, ja çfarë thotë për Albin Kurtin

dardanianews

Raportohet për qindra të vrarë pas sulmit rus ndaj Ukrainës

dardanianews

Gjendja e djalit të Schumacherit pasi pësoi aksident të tmerrshëm në Formula 1

dardanianews