23.6 C
New York
July 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Tjetër tragjedi në Serbi/ Nga të shtënat me armë raportohen tetë persona të vrarë

Një tjetër tragjedi ka goditur Serbinë, të premten, pasi një person ka shtënë në afërsi të Milladenovcit, sipas informacioneve fillestare sulmuesi ka vrarë kështu tetë persona dhe ka plagosur disa të tjerë, ka raportuar Danas.

Këto të shtëna kanë ndodhur në fshatin Dubonë.

Siç kanë raportuar mediat serbe, në vendin e ngjarjes ndodhen edhe ekipe policore, ndërsa mes të vrarëve dyshohet se është edhe polici dhe motra e tij.

Sipas të dhënave jozyrtare, rreth 15 persona u plagosën, pasi sulmuesi dyshohet se ka qëlluar rastësisht njerëz gjatë arratisjes së tij.

Siç ka cituar Danas informacione jozyrtare, nga një veturë “Mercedes” në lëvizje është qëlluar me automatik, ndërsa autori është parë duke ikur në drejtim të Malit Pozharevcit.

Policia  serbe ka zbuluar identitetin e sulmuesit dhe shumë shpejt është lëshuar një urdhër për të, kaë raportuar mediat në Serbi.

Tragjedia vjen vetëm pak ditë pasi një adoeshent vrau në një shkollë të Beogradit nxënës si dhe rojën e sigurisë. /Gazeta Express

Related posts

Luftoi 6 muaj me leuçeminë, ndërron jetë 4 vjeçari nga Përmeti

dardanianews

Rron Gjinovci: Nëse LDK humb sonte në Llap, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani duhet të bëjnë marrëveshje

dardanianews

Ky është armatimi i rëndë amerikan që po i dërgohet Ukrainës

dardanianews