8.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Tahiraj: Tre faktorë kryesorë për situatën në veri të Kosovës – Ky është faktori shpëtimtar!

Pas situatës së krijuar në veri të Kosovë, BE ka njoftuar edhe për sanksione ndaj Kosovës, e cila sipas tyre nuk po respekton deklarimet dhe nuk po bashkëpunon me BE-në dhe SHBA-në.

Analisti Saim Tahiraj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se pozicioni i Kosovë në rrafshin ndërkombëtar kurrë nuk ka qenë më i ulët.

Ai më tej shpjegon edhe tre faktorët kyq që kanë ndikuar në gjithë këtë çështje.

Image

“Pozicioni aktual i Kosovës në rrafshin ndërkombëtarë, kurrë nuk ka qenë më i ulët në historinë e saj si shtet. Situatën në të cilën gjendemi, me tendencë përkeqësimi ,e sollën tre faktorë të cilët për interesa të tyre po e ushqejnë njeri-tjetrin.

Faktori i parë, një pjesë e Bashksia Ndërkombëtare si përgjegjëse kryesore që e solli situatën deri në këtë pikë. Që nga futja e trupave të NATO-s KFOR-i Françez ndau Mittovicën dhe që nga ai moment filluan proplemet. Mitrovica u bë oazë ku lulzëoj krimi i të gjitha llojeve. Kriminelët që ishin persona të njesive speciale, të ushtruara mirë në qendrat stërvitore speciale në Serbi dhe të dirigjuar nga Serbia, gjetën lidhjet e tyre me një pjesë të ndërkombëtarëve dhe kurrë nuk u penguan por përkundrazi. Këtu duhet cekur edhe një pjesë të udhëheqjes së Kosovës ku u bënë pjesë bashkëpunues e këtyre bizniseve kriminale për përfitime përsonale. Tani kjo pjesë e Bashkësisë Ndërkombëtare në krye për të drejtuar bisedimet Kosovë-Serbi i vendosi dy persona që vijnë nga dy shtete që nuk e njofin pavarsinë e Kosovës, z. Borel dhe z. Lajçak. Këta të dy në përpikmëri po i zbatojnē interesat e kampit anti shtetit të Kosovës në kuadër të Bashkimit Evropian.

Faktori i dytë është Serbia e cila përdorë çdo mjet për ta minuar dhe destabilizuar shtetin e Kosovës. Situata aktule tëjet e acaruar dhe vazhdimi i sajë me tendeca të eskalimit,shkon në interes të Serbis për mos ta implimentue marveshjen e Ohrit në radhë të parë. Pastaj për ta paraqitur shtetin e Kosovës si jo funksional dhe të paaftë për ti zgjidhur të drejtat e Serbëve,të cilët në fakt i kanë të drejtat më të avansuara se në çdo shtet Evropian. Pra Serbia me shumë sukse po manipulon me të drdjtat e minoritetit Serb në Kosovë dhe po gjenë përkrahje nga kampi i shteteve anti shtetit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Faktori i tretë është faktori Albin Kurti i cili me partin e tij VV, asnjëhere nuk e njohu shtetin e Kosovës dhe simbolet e ti, porë e luftoj me të gjitha format. Veprimet kryeneqe te Albin Kurtit, të njëanshme pa kordinim me aleatin dhe sponzoruesin kryesorë të shtetit të Kosovës SHBA, e sollën Kosovën në këtë pozit të vështirë ku Kosova qortohet dhe sanksionohet si pala jo bashkpunuese dhe penguese e proqeseve. Pra të tre këta faktorë bashkohen në një pikë, Serbia me kampin e shteteve anti shtetit të Kosovës me vetëdije të plotë dhe bashkpunim të kordinuar mirë. Ndërsa Albin Kurti uroj të jet nga injoranca e jo diqka tjetër”, shpjegon ai për “Bota sot”.

Më tej, Tahiraj shprehet se për të dalë nga kjo situatë zgjidhja është te presidentja.

Sipas tij, Osmani duhet të koordinohet me SHBA, të bashkëpunoj, për të dalë nga kriza.

“Faktor tjetër që mendoj do jetë shpëtimtarë, ështē faktori President i cili duhet t’i ndezë motorët dhe të veproj. Nese vetëm pak Rugovizëm ka mbetur te Presidentja Osmani, e cila e shpërfaqi në fjalimin e saj para Parlamentit Evropian. Një ndër to “Shtëpia nuk mbahet pa miqë”, atëherë ka ardhur momenti që këtë ta zbatoj në praktikë. Të koordinohet me mikun tonë më të mirë SHBA dhe të ju del përballë për ti penguar këta dy faktorët e parë që po përpiqen ta rrënojnë shtetin e Kosovë dhe ta qet nga loja faktorin e tretë i cili nga injoranca dhe kryeneqësia po ndihmon dy faktorët e parë.

A ka ma fyese për shtetin e Kosovë që të akuzohet dhe sanksionohet si palë jo bashkëpunuese dhe penguese, ndërsa Serbia gjenocidiale, kriminale të mos dënohet fare, kur haptazi dihet që është drejtuese e të gjitha bandave kriminale në veri të Kosovës.

Faktori tjetër i cili jo rastësisht na doli në skenë papritmas është faktori Rama me propozim të çuditshëm. Shumë më e çuditshme është anulimi i mbledhjes së dy qeverive me arsyetimin banal se ne rreshtohemi krah shteteve Veriatlantike. Veprimet e tilla më tepër shkojnë në favor të kampit anti shtetit të Kosovës më në krye Borel dhe Lajçak. Gjithashtu mendoj se më tepër përpiqet të fitoj autoritet personal para Bashkësisë Ndërkombëtare se sa ka interesin e Kosovës. Po ta ketë prioritet interesin e shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit shqiptarë, do ish interesuar për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc ku po bëhet spastrim etnik i heshtur. Kurrë asnjë veprim konkret i Kryeministrit Rama për shqiptarët atje, ndërsa është hudhur në betejë duke dënuar Kosovën. Ku e e merrë gjithë këtë motivim ky njeri? Sikur ta kishte kundër Vuçiçit këtë motivim, Kosova do ishte me fat”, përfundon ai.

Related posts

19 raste të reja me koronavirus, shkon numri i të infektuarve në 184

dardanianews

Koloneli i policisë: Limaj më shau me nënë, Thaçi deshi ta involvojë Haradinajn në incidentin në shtëpine e tij

dardanianews

Zjarr i madh pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit, Ukraina: Mund ta pësojë e gjithë bota

dardanianews