Plazhi është kryefjala e këtij gushti, ndaj edhe të gjithë janë arratisur për disa ditë diell dhe det, për të shijuar kështu pushimet. Të njëjtin destinacion kanë zgjedhur edhe VIP-at tanë, ku në rrjetet sociale na kanë zbuluar edhe destinacionet e tyre këto ditë të nxehta.
Të shkujdesur, me ndryshime në pamjen e tyre dhe ashtu si vështirë se i shohim më në ditët e sotme. Le të shohim edhe njëherë si dukeshin VIP-at tanë vite më parë, buzë detit.
Olta Gixhari, pushime seksi dhe plot adrenalinë
Olta Gixhari na e ka treguar edhe ditët e fundit pasionin që ka për ujin, detin, por edhe sportet. Kështu ka qenë edhe vite më parë për aktoren, që zgjidhte jugun e vendit për të shijuar ditët e verës.
Edhe atëherë si sot, aktorja ishte në kërkim të adrenalinës. Si gjithmonë, me rroba banjo aktorja e njohur binte në sy edhe për linjat e kolme, shumë seksi.
Si duket, ajo preferonte xhirot me motor uji, ku zgjidhte ta drejtonte vetë. Si mund ta dallojmë, bikini minimalisht kanë qenë të preferuarit e saj edhe shumë vite më parë.
Klea Huta zgjidhte sportin në vend të detit
Me siguri gati-gati nuk do ta njihni Klea Hutën në këtë foto të bërë rreth 7 vite më parë.
Ajo preferonte të luante volejboll në plazh dhe pamja e saj pa make up, është shumë larg asaj që jemi mësuar ta shohim në ekran, por ky version i Kleas ujë e sapun, ne na pëlqen shumë.
Sot Klea është bërë nënë dhe në pushimet e saj është gjithnjë edhe Krid.
Megjithatë, moderatorja nuk e ka humbur natyralitetin e saj, duke vijuar të qëndrojë e pandryshuar në imazhin e saj.
Hygerta Sako përpara se t’u rikthehej linjave perfekte
Hygerta Sako, një nga ish-miss-et e përjetshme shqiptare, ku bukuria është prezente edhe sot. Në këtë foto është rreth 10 vite më parë, me vajzën që asokohe ishte akoma e vogël.
Po ta krahasojmë Hygertën në atë kohë me tani, padyshim që tani është më në formë, linjat i ka më të mira dhe në përgjithësi vijon të jetë një person plot energji, që e bën me shumë dëshirë punën e saj në ekran si drejtuese e një emisioni sportiv.
Vetëm pak ditë më parë, Hygerta festoi 46-vjetorin dhe duhet thënë linjat e saj sa vijnë e përmirësohen.
Nora Istrefi përkëdhelet nga meshkujt në ujë
Nora Istrefi prej vitesh ka frekuentuar jugun e vendit. Vite më parë, ajo zgjidhte të pushonte me bashkëshortin e saj, Robert Berisha. Por edhe kur ishte e vetme, vëmendja nuk i mungonte.
Këngëtarja kosovare është përkëdhelur në plazhin e Dhërmiut me një dyshek plazhi dhe e rrethuar nga disa djem që i shërbejnë në mënyrë që këngëtarja seksi ta shijojë sa më shumë plazhin.
Për disa minuta, djemtë kanë qëndruar pranë saj, duke i plotësuar të gjitha dëshirat Norës. Sot pushimet e saj janë krejt ndryshe, teksa këngëtarja zgjedh të jetë më diskrete në vendet ku do pushon, e mbi të gjitha personat që i rrinë pranë.