August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

Drejtimi i ‘Përputhen’, luftë e hapur mes Kiarës dhe Efit

Teksa po shijon pushimet, Efi ka vendosur që pasditen e sotme të bashkëbisedojë me ndjekësit e saj nëpërmjet një pyetsori të hapur në Instagram.

Ndër pyetjet e shumta, ka qenë një edhe për moderimin e programit “Përputhen”.

Efi ka shprehur hapur dëshirën për të qënë pjesë e këtij programi si drejtuese e tij.

E pyetur nga fansat nëse do dëshironte të moderonte “Përputhen”, ajo është përgjigjur: “E adhuroj. Adhuroj t’i dëgjoj njerëzit dhe t’i ndihmoj”.

Kujtojmë që Olsa Muhameti, autore e programit ka shprehur gjithmonë pëlqimin e saj ndaj Efit, duke qënë një mbështetëse e madhe gjatë kohës kur ajo ishte në Big Brother Vip.

Nga ana tjetër, Olsa momentalisht po bashkëpunon me Kiarën për shkak të progamit “Kepi i Vipave”, duke shtuar mundësitë që sezonin e ardhshëm të “Përputhen” mund t’ja besojë Kiarës.

Duket si një “luftë e hapur” drejtimi i këtij programi, prandaj na mbetet të presim shtatorin për të parë kujt do t’i lihet në dorë programi.

Related posts

Mihrije Braha me këtë postim iu bën “diss” vjehrrave

dardanianews

Serbja nxjerr një tjetër foto të Labinotit duke e bërë situatën edhe më ‘lëmsh’

dardanianews

Do të prezantojë Big Brother Vip Kosova me Luiz Ejllin, Arbana shton dyshimet

dardanianews