25.2 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Dalin pamjet kur Olta Gixhari konkurronte si velinë në një emision televiziv

Olta Gixhari, për herë të parë këtë sezon, mban rolin e anëtares së jurisë së spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars”.

E ftuar në “Më lër të flas”, Olta tregoi se ndihet mirë në jurinë e “DWTS”, teksa tregoi se kërcimin e njeh që e vogël.

“Është pozicion shumë i këndshëm. E kam dashur atë pozicion, e kam pëlqyer gjithmonë, mendoj që më rri. Mendoj që di të flas për kërcimin, sepse unë kam kërcyer nga klasa e pestë deri në vit të katërt të gjimnazit, me trupë profesioniste në Durrës. Vetëm balet klasik nuk kam bërë, të gjitha zhanret i kam bërë. Kam qenë kërcimtare. Ëndrra ime kur kam qenë e vogël ka qenë të bëhesha balerinë. Pastaj kalova te aktrimi, sepse nuk mbaja dot puantet”, u shpreh ajo.

Madje, Olta zbuloi se gjatë adoleshencës ka konkurruar për të qenë velinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, por nuk u përzgjodh.

/GazetaSinjali/

Related posts

Big Brother ka hapur një votim cila dëshironi të prezantojë Big Brother VIP 3 voto

dardanianews

Ish-partnerja e Keijsit Stelina hynë në Big Brother VIP Albania

dardanianews

Ish parterja e Meritonit hyn sonte nё shtёpinё e BBVA 3?!, si do të reagoj Ilnisa?

dardanianews