July 26, 2026
DardaniaNews
Showbiz

E përmendi gjatë spektaklit, Xhuli Nura i përgjigjet Gani Gërmisë: Kur të vij do ta bëjë rrëmujë Big Brotherin

Gani Gërmia tashmë është kthyer në një nga personazhet mjaft të komentuar në rrjete sociale.

Ai po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga publiku e për këtë kohë të shkurtër në Big Brother VIP Kosova ka bërë njerëzit për vete.

I njëjti mbrëmë (e hënë) gjatë spektaklit e përmendi ish-banoren e këtij formati televiziv, Xhuli Nurën.

Gazetari e humoristi me shaka tha se modelja nga Drenica ka harruar këpucët brenda.

Lexo po ashtuTë gjitha lajmet nga Gani Gërmia

Kjo mori vëmendjen edhe të Xhulit duke iu përgjigjur me një postim në InstaStory.

Foto: Screenshot/YouTube

“O papuqet e mia e shpi time po jeton o Gani. Hajt se kam kohë kur vi e ia bëj rrëmujë BB VIP Kosova”, u shpreh ajo.

Xhuli ndryshe edicionin e kaluar mori vëmendje të madhe për debatet që shkaktoi e zhurmën në shtëpi karshi konkurrentëve të tjerë. /Telegrafi/

Related posts

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t’i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK – publikon edhe video të parave në tavolinë

dardanianews

ME MUZIKË E ME TUPANA, KËSHTU U PRIT VIVIENI SI NUSE NË FERIZAJ

dardanianews

Livia thotë se ende ka ndjenja për ish të dashurin, a mos është ai Mevlani?!

dardanianews