July 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Grenelli e pranon urdhrin e flamurit serb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ia ka dorëzuar “Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë”, ish të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell.

Këtë urdhër, sipas raportimeve të mediave serbe, amerikani e mori “për shërbimet e jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Më 15 shkurt, ditë kjo e  Shtetësisë së Serbisë, Vuçiq ka shpërblyer individë dhe institucione të merituara, mes tyre edhe Grenell, por ai nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Related posts

Burri i Albulena Haxhiut me një reagim i drejtohet Veselit, Haradinajt e Limajt: Mbylleni gojën!

dardanianews

Sondazh: Cili është lideri i përjetshëm shqiptar?

dardanianews

Kosovarit i vidhet në Shqipëri vetura ‘Audi Q7’: ‘Disa persona të armatosur më bllokuan rrugën’

dardanianews