8.3 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Deputetja e Albin Kurtit do prezantojë festivalin e Këngës në RTSH

Ka qenë një surprizë vendimi i organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH për t`ia besuar një pjesë të moderimit të eventit gjigand për këtë institucion të rëndësishëm aktores dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Por edhe një përgjegjësi për këtë të fundit, e cila ka vendosur ta marrë përsipër e ta përballojë me sukses.

“Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, u shpreh aktorja, e cila shtoi se “do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event”.

Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor të këtij viti. Festivali në fjalë përshkruhet si ngjarja më e madhe muzikore në vend.

Related posts

Çfarë dihet deri tani për Big Brother Vip Kosova, nga banorët te moderatorët

dardanianews

Edona ‘godet’ Lindën, zbulon se çfarë video të saj pa nga OnlyFans

dardanianews

Zarfi i zi në Big Brother, tronditë fansat e Luizit dhe Efit

dardanianews