February 14, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Nimani: Sonte një ‘Prime’ spektakolar, eliminim, hyrje të re e plot surpriza (VIDEO)

Gazetari kryesor i formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova, Labinot Nimani në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Info Magazine” ka zbuluar pak nga skaleta e sotme e spektaklit ‘Prime’.

Nimani, ka konfirmuar se sonte do të realizohet eliminimi i konkurrentit të parë të edicionit të dytë të BBVK-së, derisa ka zbuluar po ashtu se do të ketë një hyrje surprizë.

“Sonte, pritet të jetë një natë spektakolare në ‘Prime’, dhe surprizat e “Vëllait të Madh” do të jenë të mëdha në numër. Do të kemi të eliminuarin e parë për këtë edicion të dytë të Big Brother VIP Kosova si dhe një hyrje surprizë”, ka thënë Nimani.

Vëmendje, pritet t’i kushtohet edhe darkës së banorëve të nominuar, gjatë të cilës, konkurrentët në fjalë, Shqipja, Brikenda, Blerando, Ledi, Meti dhe Buci – janë përballur me pyetje pikante e të sikletshme.

“Temë diskutimi do të jetë edhe darka e mbrëmshme e banorëve të nominuar, e cila ka prodhuar një sërë situatash interesante e voluminoze që përfshinin debate të ashpra si dhe pikante kundër njëri-tjetrit. Banorët kanë shkuar deri në atë pikë sa kanë thënë emrat e konkurrentëve që duhet të eliminohen sonte – Buci për Ledin, dhe Brikenda për Blerandon”, ka shtuar Nimani pos tjerash.

Spektakli ‘Prime’ nis sonte duke filluar nga ora 21:00 nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit – i njëjti do të transmetohet ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion.

Related posts

Xhuli po bëhet nënë për herë të parë dhe ka diҫka të bukur për të thënë për këtë gjë

dardanianews

Pasi e përjashtuan nga Big Brotheri, Egla bën reagimin që askush nuk e priste

dardanianews

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

dardanianews