21.1 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Ofendimi ndaj Gani Gërmisë, Zhaklinë Lekatari i reagon Anitës

Komentet fyese të opinionistes së edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’, Anita Haradinaj ndaj banorit, Gani Gërmia u komentuan mjaft shumë në rrjetet sociale.

Edhe pse u kritikua, Anita dje u shfaq në një video para ‘Prime’ duke thënë se nuk ishte aspak e penduar për deklaratat e saj duke u justifikuar se e gjitha është thënë në kuadër të pozicionit të saj në këtë format.

Së fundmi, një reagim ka ardhur edhe Zhaklina e cila gjithashtu ka qenë opinioniste në ‘Big Brother Albania’. Komentetet e Anitës, Zhaklina i cilëson si të pahijshme për një femër me klas.

“Nuk e shoh të përshtatshme të komentoj emisionet e tjera, mbi të gjitha kur nuk paguhem për të dhënë opinion, por di të them që: ‘Klasi nuk është ujë”, ka shkruar ish-opinionistja e “BBV”.

Related posts

“Një këngë kaq e madhe, bastardohet duke u kënduar në brekë” – videoja që po komentohet gjerësisht, reagon Albina Kelmendi

dardanianews

Limi ia thotë në sy Albës – “Erdhe e paftuar në shtëpinë time”

dardanianews

Xhuli vallëzim sensual me Bleron? Publikohet video

dardanianews