June 27, 2026
DardaniaNews
Showbiz

“Sa më shumë eksperiencë ke, aq më…”, Arjola Demiri flet për largimin nga Portokallia!

Sikurse është bërë me dije tanimë, Arjola Demirin është larguar nga ‘Portokalli”. Pas disa vitesh, aktorja nuk do jetë më pjesë e programit të humorit.

E ftuar në “Natën me Aulonën”, Arjola foli edhe për vendimin e largimit nga Portokallia. Sipas saj, që prej daljes nga “Big Brother’ ajo kishte nevojë për një pushim të gjatë, megjithatë vazhdoi të ishte pjesë e “Portokalli” për gati dy sezone të plota, por tani ishte momenti të shkëputej.

“Vitet në program kanë qenë të shkëlqyera, duke marrë e dhënë shumë nga të gjithë, por ‘Portokallia’ është një shkollë dhe ia dola të marrë edhe master-in dhe tani që e mbarova, duhej të vazhdoj me të tjera synime në karrierë”-tha Arjola Demiri, duke shtuar se është paguar mjaft mirë, por sërish ndjeu se pati nevojën të bëjë disa projekte njëkohësisht sepse ky emision i “hante shumë kohë” dhe një pagë e vetme do ja bënte jetesën të papërballueshme.

Sipas saj, “sa më gjatë ke në profesion, ose sa më shumë ke arritur, aq më shumë të ulet çmimi”, gjë që për të është e pakonceptueshme dhe që nuk ndodh askund në botë.

Related posts

Adriana Matoshi: Kur jam njoftuar me Keithin, kam thënë me vete ‘pse vajza ime nuk e ka një fat si ky, që të ketë dikë të tillë në krahë’

dardanianews

Alba zbulon një mesazh inspirues për të gjithë

dardanianews

Neda i jep fund martesës 10 vjeçare

dardanianews