Këngëtarja e njohur shqiptare, Lindita Halimi, e ka rrëfyer para banorëve të Big Brother VIP Kosova historinë e jetës së saj.
Ajo ka treguar se sa e vështirë ka qenë që njerëzit e qytetit prej nga vjen, që ta kuptojnë zgjedhjen e saj për martesë me reperin Big D, emri i vërtetë i të cilit është Davon Ewans.
“Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoi me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde”, ka thënë Linda gjatë një bisede me banorët para pak ditësh.
Tutje, këngëtarja e hitit “Të dua vërtet”, ka treguar se si nëna e saj ishte ofenduar në autobus kur pasagjerët kishin kuptuar se është e ëma e Lindës – madje kishin tentuar që ta nxjerrin jashtë.
“Më shumë më janë dhimbsur prindërit e mi, nëna ime ka qenë një herë në autobus dhe kur e kanë kuptuar se është nëna ime e kanë ofenduar duke i thënë, ‘ti e ke edukuar keq, largohu nga autobusi’, vëllanë tim i kanë bërë presion, kam vuajtur shumë”, tha Linda e përlotur.
Ajo ka kujtuar se si ishte e komentuar nga mediat rozë, teksa tutje tha se ka ende familjar të saj që nuk i flasin, madje kanë kërkuar që të marrin edhe gjak për këtë çështje.
Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjarë, kam xhaxhallarë që nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun”, është shprehur mes të tjerash këngëtarja.
Linda përndryshe është e nominuar këtë javë dhe rrezikon të dalë në rast se nuk i merr votat e duhura nga publiku si banorja që duan ta shpëtojnë. Krahas saj në nominim janë edhe: Ledi Vokshi, Meti Alshiqi, Santiana Maloku, Gani Gërmia, Ylli Dërvishi (Buci) dhe Monika Salihu. /Telegrafi/