November 11, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Këngëtarja rumune këndon këngën për Adem Jasharin: Zemra ime qan për vuajtjet që keni kaluar

Këngëtarja nga Rumania, Andreea Vilcani ka mahnitur audiencën shqiptare me zërin e saj teksa i këndoi heroit legjendar të Kosovës, Adem Jasharit, kryesisht me vargjet e një prej këngëve më të popullarizuara shqiptare “Mora fjalë.

Në fillim të këtij ‘coveri’, Andreea ka zgjedhur t’i thotë edhe disa fjalë në shqip duke rrëfyer dashurinë për Kosovën.

“Çka ndodhi në Kosovë uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua Kosova”, tha ajo.

Në këtë cover, e reja rumune shqipton jashtëzakonisht mirë pothuajse çdo fjalë shqipe, teksa bukurisë së saj ia ka shtuar edhe një kostum që ka detaje tradicionale të Kosovës.

Related posts

Loredana publikon foto intime me të dashurin

dardanianews

Lumbardhi flet për herë të parë për lidhjen me Kaderin

dardanianews

FOTO: Me fustanin ngjitur mbas trupi, Olta Gixhari ‘shkrin’ internetin

dardanianews