November 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Hulumtim/Behgjet Pacolli ia kishte besuar pozitën e drejtorit Naim Murselit në kompaninë e tij “Destinacion” të web-portaleve (Dëshmi)

Naim Murseli bashkë me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokollën do të mbahen në paraburgim për një muaj, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, gruas së Naimit. Ky i fundit ka qenë ndër personat më të afërt të Behgjet Pacollit në politikë. Megjithatë, ai rezulton të jetë fuqizuar në botën e biznesit nga ‘Baci’.

Behgjet Pacolli kishte treguar se ai ka ndihmuar Naim Murselin në krijimin e platformës “Kerko com” në fazën fillestare te saj, duke thënë se kjo platformë bashkon gjitha kompanitë e pronarët e Kosovës në një faqe. Në fillim të formimit të kësaj platforme, aty aksionar ishte edhe njëri ndër personat më të afërt të Behgjet Pacolli në biznes, Valon Lluka.

Afërsinë e Naim Murselit me Behgjet Pacollin dhe bashkëpunëtorët e tij, e ka hulumtuar tutje Veriu.info, ku ka gjetur se Naim Murseli është drejtor i një kompani të liderit të AKR-së.

“Destinacion” është kompani e themeluar si Sh.P.K. në vitin 2015 ku 100% të aksioneve janë pronë e kompanisë “ISDIAR LLC”, ku drejtues të kësaj kompanie janë Valon Lluka (drejtor dhe agjent i regjistruar) dhe Naim Murseli (drejtor).

Siç shihet nga të dhënat, “Destinacion” si veprimtari primare ka Web portalet.

Nga hulumtimi i bërë nga Veriu.info shihet se pronarë i kompanisë “ISDIAR LLC” është Behgjet Pacolli me 100% të aksioneve, ku edhe aty drejtor dhe agjent i regjistruar është Valon Lluka.


Foto: Dy drejtorët e kompanisë “Derstinacion”, Naim Mureseli e Valon Lluka

Ndryshe, kompania “ISDIAR LLC” ka në është pronar i 100% të aksioneve të “Swiss Diamond Hotel”. /Veriu.info/

 

Related posts

Basha i ashpër me Berishën: Burracak, ish-komunist i vjetër, kërkon ta kthejë ‘97

dardanianews

Zyrtarë të Koresë së Jugut thonë se Kim Jong un është ‘gjallë dhe mirë’

dardanianews

Jashari ia kujton Lushtakut bisedën telefonike me Grabovcin ku flasin për familjen e tij

dardanianews