17.1 C
New York
March 31, 2026
DardaniaNews
LajmeSociale

Pajtuesi i Gjaqeve: Shaban Murseli duhet të heshtë

Gjin Marku, kreu i komitetit të Pajtimit Ndërkombëtar të Gjaqeve, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, foli në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik, vrasja e Liridona Ademajt.


Ai theksoi se nuk ka qenë dakord me daljet publike të babait të Naim Murselit, Shaban Murselit.

Sipas tij, ky i fundit duhet të heshtë dhe të mos ndikohet nga opinioni publik.

“Nuk kam qenë dakord me daljet e tij në media sepse kam pritur që në fillim që ai të heshtë dhe të ishte me një dhimbje shumë më të madhe se vetë familja e viktimës. Ai nuk duhet të kishte folur pavarësisht nga presioni që mund të kishte nga mediat. Ai duhet të heshtë dhe të mbante një qëndrim të qartë se kjo nuk i përket vetëm familjes së tij por dhe jashtë familjes së tij. Është produkt që djalin e ka mbërthyer një e keqe shumë e madhe në shoqëri”, tha ai.

Related posts

Njihuni me një tjetër police që po çmend rrjetin me bukurinë e saj

adminkosova

19-υ. jeçαrja shqiρtare kthehet nga Greqia, por ajo që e gjeti në Fier s’e kishte mendυαr (Video)

dardanianews

Dega e LDK-së, në Gjermani, shënoi 31 vjetorin e themelimit!

dardanianews