February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

“A kishe vra njerëz për para”, Buzhala tregon se çka e pyeti Naim Murseli një person që kishte punuar sigurim

Gazetarët Berat Buzhala dhe Vullnet Krasniqi janë duke trajtuar rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në Bernicë të Prishtinës me më 29 nëntor të këtij viti.

Derisa po analizonin ngjarjet, një person ka dhënë detaje ekskluzive rreth planifikimit paraprak që dyshohet se po bënte Naim Murseli për ta kryer vrasje.

“Është një person, është shoqëru me Naimin, të cilit i kish thanë Naimi para 1 viti. Personi ka shprehur gatishmëri të shkojë në Polici me tregu.” – ka treguar Buzhala teksa lexonte komentin e personit.

“Para 1 viti Naimi ia kish bërë një pyetje këtij. Ky djali që i ka bërë pyetje Naimit ka punuar sigurim në Zvicër, është djalë serioz pak naiv. I kish thënë ‘allahile a ke rrah njerëz kur ke punuar sigurim’. E ka pyet Naimi këtë personin. Ky iu ka përgjigj ‘i kom ‘shkoçë’ se sigurim. Tani i kish thanë me të pyet diçka, ‘a kishe vra njerëz për para. Naimi e ka pyetur këtë sigurimin. D.m.th., ky planin e vrasjes e ka bërë që 1 vjet e diçka”, tregoi më tej Buzhala duke cituar detajet e dhëna nga personi.

 

Related posts

Vdes një person pas të shtënave në Aktash të Prishtinës

dardanianews

Gjatë xhirimit, shembet asfalti në Kamenicë, pamje si në filma

dardanianews

“Kosova drejt NATO-s, Trump do të bëjë shpalljen në Tiranë”, ja kush paralajmëron/VIDEO

dardanianews