November 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeLajme nga Bota

E reja që vdiq në Prishtinë ishte gruaja e futbollistit të njohur kosovar

Kaltrina Fazliu-Shillova, gruaja e futbollistit Alban Shillova, është ndarë nga jeta në moshë të re, në orët e para të së hënës.

Lajmi është njoftuar nga familjarët e saj përmes rrjeteve sociale.

Ata kanë bërë të ditur se varrimi i së ndjerës do të bëhet në fshatin Zllatar të Prishtinës sot, me kohë të ikindisë.

Sot me dt: 15/01/2024 vajza jone ndërroi jete! Ju njoftojmë se vorrimi bëhet me ikindi ne fshatin Zllatar- komuna Prishtinë! Të pikëlluar familja Fazliu-Shillova!”, thuhet në njoftim.

Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe bashkëshorti i saj, Alban Shillova, i cili është futbollist dhe ka qenë pjesë e klubeve si Malisheva e FC Prishtina.

“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet me namazin e ikindisë në fshatin Zllatar”, thuhet në njoftimin e tij.

/GazetaSinjali/

Related posts

​Berisha i drejtohet Vuçiqit: Mos tento destabilizim në Kosovë, do të përballesh me reagimin si komb

dardanianews

Vuçiq sërish ia “kthen shpinën” Evropës

dardanianews

Këto armë po kërkon Ukraina nga NATO për ta arritur fitoren e plotë

dardanianews