24.5 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
Lajme

“Veç emrin shqip e ka ky”: Gold AG e “godet” analistin Gashi pas kritikave të tij për UÇK-në

Këngëtari i njohur, Arian Agushi, i njohur me emrin artistik si Gold AG, ka bërë një koment të ashpër për analistin Shkëlzen Gashi.

Gazetari Lirim Mehmetaj reagoi të premten ndaj kritikave të Gashit për UÇK-në në emisionin “Pressing” të televizionit T7.

Gashi e kishte pyetur ish-ushtarin e UÇK-së, Fatmir Humolli, pse gjoja Ushtria Çlirimtare “nuk ishte në gjendje t’i mbronte civilët”.

“Ajo [Serbia] t’i kryjti gjitha ato masakra, ti nuk ishte n’gjendje me i mbrojtë civilët, ti nuk ishte n’gjendje me mbrojtë popullatën që po t’ikë, ti nuk ishte n’gjendje m’i mbrojtë gratë që po t’përdhunohen, po t’i shkatërron shpitë, po t’poshtëron, qitu përgjigjmu ti mu” – iu drejtua Gashi Humollit në “Pressing”.

Në reagimin e tij, gazetari Mehmetaj tha se Gashi ka ikur “me krejt kabilen” në kohën e luftës, ndërsa po i kërkon llogari atij që ka luftuar, Humollit.

Mehmetajt i doli krah edhe këngëtari Agushi, i cili në një koment në postimin e gazetarit në “Facebook” shkroi “Veç emrin shqip e ka ky”, duke iu referuar Gashit.

Related posts

Hoxhë Musliu: Babai i Albert Krasniqit ka dhënë 11 ari dhe qindra mijëra euro për xhaminë tonë

dardanianews

Politikani më i vlerësuar deri tash nga qytetarët nuk është Albin Kurti

dardanianews

‘Nuk e kenaqte asnjehere burri ne krevat dhe shkon tek hoxha’, Zhaklina befason, ja cfare i ndodhi gruas

dardanianews