12 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Eurodeputeti Mandl e quan Ibrahim Rugoven si themelues të shtetit të Kosovës

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl i cili dy ditë më parë është rizgjedh si deputet në Parlamentin Evropian , në një cermenoni në Presidencën e  Austrisë, ka folur për ish-presidentin Ibrahim Rugova, të cilin e ka quajtur  themelues të shtetit të Kosovës.

Mandl i cili njihet dhe si një mik i madh i Kosovës, duke folur për figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova, tha se ai ka qenë vizionar i rezistencës paqësore,  i themelimit të shtetit në rrugë paqësore.

“ Edhe emri i fundit që do ta përshëndes është shumë i përzemërt për mua . Është themeluesi i shtetit të Kosovës,  i cili në libra është cilësuar si “Gandi i Ballkanit”, por ai ka qenë“ Origjinali i Ballkanit”. Ka qenë dhe vizionar i rezistencës paqësore, i themelimit të shtetit në rrugë paqësore, që ka krijuar kontakte të shumta në botën e lirë, për të krijuar shtetin e Kosovës, i cili fatkeqësisht vdiq shumë i ri por njëkohësisht i pavdekshmi Ibrahim Rugova”, ka thënë ai./Indeksonline/

Related posts

Zeka publikon mesazhin: Shikoni se si Qeveria Hoti tallet me qytetarët sikur Qeveria Kurti

dardanianews

Albini e Vjosa, mesazh të fortë për rrjetet e organizuara në veri të Kosovës

dardanianews

Përplasje në mbledhjen e Qeverisë: Ministrat e AAK’së dhe Nismës kundër kryeministrit

dardanianews