21 C
New York
June 29, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Jam gëzuar”, Lutfi Haziri flet për herë të parë për Mozzik

Prezantuesja Lotina Haziri që një kohë po shijon një lidhje dashurie me reperin nga Ferizaj, Mozzik.

Dyshja kanë konfirmuar romancën përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi nga vende të njëjta.

Lotina në ndërkohë është edhe vajza e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Politikani në një emision televiziv së fundmi është pyetur për marrëdhënien e vajzës së tij me artistin e njohur.

“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga moderatori i programit.

“Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet me e ruajt atë, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri”, u shpreh ai.

Haziri shtoi: “Unë jam gëzuar me të thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë e përmenda dhëndrin e ri, se e kam edhe të parin, Kënga është para martesës është fejuar me një djalë nga Tirana, që është VIP në punën e vet”.

Related posts

Largimi i papritur nga Big Brother VIP Albania 3, reagon Drini Zeqo

dardanianews

A mund të futet Rama në zgjedhjet e Kosovës, ashtu siç garoi Albini në Shqipëri?

dardanianews

“Isha cak i Fatonit, nuk e vrau rusin”, avokati zbulon plagosjet e sulmin me mitraloz (VIDEO)

dardanianews