June 27, 2026
DardaniaNews
Moti

Lajm i mirë- Mendim Rugova tregon se në cilën ditë gjatë javës do të bie shi

Meterologu Mendim Rugova ka treguar se pas kulminacionit të nxehtësisë, nga dita e enjte pritet të bie shi.

Në pjesën e dytë të javës, ai tha se “po duket që këto fushat e presionit të rritura mbi rajonin tonë ndoshta veniten, dobësohen dhe zhduken në njëfarë mënyre”, tha Rugova në Gjesi.

Nga e enjtja, ai tha se vende-vende mund të ketë reshje shiu.

Ndërsa të mërkurën, Mendim Rugova tha se “ndoshta mundet me pasë atë kulminacionin që me mbërri edhe deri në 40 gradë celsius”. “Ndoshta jo në Prishtinë, por në pjesë të vendit ka mundësi”.

“Tri ditët e para, deri të mërkurën e kemi ndoshta kulminacionin e valës së nxehtësisë, ku po pritet me arritë temperatura edhe deri në 37-38 gradë celsius, vende-vende edhe në 39, por nuk përjashtohet mundësia edhe për një 40 gradë celsius”, tha ai.

Tutje ai tha se “13 ose 14 ditë ndoshta mundet me zgjatë kjo valë e nxehtësisë”.

Related posts

Parashikimi i motit – Ja kur pritet të bie bora e parë në Kosovë

dardanianews

“Dimër i ashpër dhe më i ftohtë se…”/ Paralajmërojnë meteorologët: Merrni masat, ja si do të jetë moti gjatë këtij viti

dardanianews

Aliu nga IHMK jep paralajmërimin: Ky dimër do të jetë më i ftohti

dardanianews