24 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
LajmeMoti

Pas temperaturave përvëluese, paralajmërohen rrebeshe shiu e breshëri

Rënie e lehtë e temperaturave dhe stuhi me rrebeshe shiu e breshëri priten nga e mërkura deri të shtunën, ka njoftuar Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA).

Kjo agjenci ka sqaruar se kur ka temperatura shumë të larta si në dhjetë ditën e fundit, në përplasje me një valë rrymimesh ajrore më të ftohta, ka stuhi të përcjella me rrebeshe shiu, vende-vende breshëri e erëra të fuqishme. Kjo situatë, ka njoftuar ASHNA, do të ndikojë në rënie prej 3-5 gardë Celsius të temperaturave maksimale që do të jenë deri në mesin e javës së ardhshme.

“Vala e të nxehtit që ka hyrë tashmë në ditën e dhjetë, ka shënuar rekorde në parametrat matës si në temperaturat minimale që janë regjistruar madje mbi 30°C në vendet fqinje, e po ashtu me maksimalet ekstreme që janë shënuar deri në 43°C. Që nga e mërkura mbasdite e deri të shtunën, në një situatë kur kemi temperatura shumë të larta në përplasje me një valë rrymimesh ajrore më të ftohta, do të kemi zhvillime stuhishë të përcjellura me rrebeshe shiu, vende vende edhe breshëri dhe erërash të fuqishme që do të ndikojnë në një rënie prej 3 – 5°C të temperaturave maksimale, e që do të na shoqërojnë deri në mesin e javës së ardhshme”, ka njoftuar ASHNA përmes një komunikate në Facebook.

Temperaturat maksimale në vendin tonë do të arrijnë në mes 28°C – 33°C, ndërsa minimalet do të luhaten ndërmjet 17°C – 22°C. /koha.net/

Related posts

Haziri takon Veliun në Prishtinë, a po flasin për votimin e Osmanit për Presidente?

dardanianews

Kreativiteti i kosovarëve: Del në shitje bakllava ‘Lul Raka’

dardanianews

Burri i Vjosa Osmanit: Gruaja ime fitoi vota sa 32 deputetë së bashku në Kuvendin e Kosovës

dardanianews